Telegrafi

Vallëzimi turpërues i Maradonës në fitoren e tij të parë si trajner i Gimnasias

Një video e publikuar nga vallëzimi i Diego Maradonas në fitoren e parë të tij si trajner i Gimnasias, po bën xhiro nëpër internet.

Legjenda e futbollit filloi të vallëzonte para lojtarëve të tij, në momentin e futjes në zhveshtore, pas fitores së parë të arritur në ligë.

Për të qenë të sinqertë, ky vallëzim nuk duket edhe aq motivues për lojtarët e tij, sidomos për ta festuar një ndeshje të fituar.

Lexo po ashtu Renditja e futbollistëve legjendarë në nivele nga 'Më i miri i të gjitha kohërave' te të 'mbivlerësuarit'

Maradona ndër vite është shkarkuar nga shumë skuadra dhe kombëtare, duke zbehur imazhin si njëri ndër lojtarët më të mirë në histori.

Për më shumë, legjenda e Argjentinës njihet edhe si person që konsumon lëndë narkotike dhe shpesh herë është parë në gjendje jo të mirë. /Telegrafi/