Telegrafi

Vallëzimi i Pogbas bëhet problem matematikor (Foto)

Festimi i famshëm i Paul Pogba, i njohur ndryshe si “dab”, është shndërruar në një problem matematikor.

Në të vërtetë, një profesor i shkathët i matematikës në Francë e ka nxjerrë si pyetje provimi për teoremën e Pitagorës.

Sapo pyetja nga provimi bëri xhiro në rrjete sociale, atë e shpërndau menjëherë edhe vetë mesfushori i United, duke thënë se tashmë festimi i tij është edhe zyrtarisht i dobishëm.

Pyetja e provimit ishte: Cristiano Roanldo është xheloz për festimin ‘dab’ të Paul Pogbas, prandaj provoi të tregonte se nuk ishte perfekt.

Kjo është detyra e bërë nga profesori

Sipas Deklaratës Universale të të Drejtave të Dab, një ‘dab’ perfekt është kur trekëndëshat e formuar janë kënddrejtë. A është ‘dab’-i i Paul Pogbas perfekt?

Profesori sfidoi edhe njohuritë e vetë lojtarit, ku i kërkoi që të përgjigjej në pyetjen e tij pasi i bëri “retweet” postimit të mesfushorit francez, por ky i fundit zgjodhi të mos përgjigjej.