Telegrafi

Vallëzimi i montuar i Hillaryt që është shndërruar në sensacion (Video)

Kandidatja për postin e presidentit të SHBA-ve, Hillary Clinton, është shfaqur shumë gazmore në emisionin e Ellen DeGeneres.

Komikja amerikane është e njohur për momentet interesante që ofron para shikuesve të emisionit të saj dhe ky emision nuk bënte përjashtim.

Temë e bisedës ishte edhe debati ndërmjet Hillaryt dhe Donald Trumpit që u shndërrua në një sensacion, kur u montua vallëzimi i saj.

Clinton e ka pranuar me shumë të qeshura këtë moment qesharak, ku ajo shfaqet sikur vallëzon me një person nga publiku. /Telegrafi/