Telegrafi

Vallëzimi mbresëlënës i nuses me babanë e saj në karrocë (Video)

Që kur ishte fëmijë, Mary Bourne Roberts nga Alabama e Shteteve të Bashkuara, kishte ëndërruar për vallëzimin që do ta bënte me babanë e saj, në ceremoninë e saj martesore.

Por, gjërat nuk ecën mbarë për babanë e saj Jim, i cili pësoi sulm në tru para një vitit, duke ia pamundësuar asaj vallëzimin aq shumë të dëshiruar, transmeton Telegrafi.

Madje, ajo frikësohej se të atin as që do ta ketë në ceremoninë, ku do kurorëzohej me të fejuarin James Butts. Megjithëse në karrocë, nusja kreu pjesërisht rutinën e vallëzimit, duke bërë që të gjithë të pranishmit të qajnë.

Nuk kaloi kohë e gjatë dhe ky vallëzim mbresëlënës, u bë viral duke u shpërndarë me shpejtësi në internet. /Telegrafi/