Moderatori i njohur, Labinot Gashi, ka qenë mysafir në emisionin N’Kosove Show, ku ka folur për tema të ndryshme.
Pjesë e emisionit ishte edhe këngëtarja Tringa Kay që po ashtu iu është përgjigjur pyetjeve të nikoqirit të emisionit. Ajo njëherësh edhe ka kënduar për fansat e saj dhe shikuesit e këtij emisioni.
Ndërsa një moment joshës ishte vallëzimi që kanë bërë prezantuesi dhe këngëtarja.
Labi dhe Tringa kanë vallëzuar nën ritmet e hitit të Kaoma, “Lambada”, ndërsa vallëzimin e tyre mund ta shihni në videon e mëposhtme.
Tringa ka vallëzuar edhe me nikoqirin e emisionit, Shpëtim Desku.
Ndryshe, Labi së fundmi bëri bujë të madhe pas largimit nga RTV21 ku punoi për vite të tëra, ndërsa tani emisioni i tij ‘1 kafe me Labin’ transmetohet në një televizion tjetër. /Telegrafi/
https://youtu.be/Gbe-4WoIyIg?t=5826