Site icon Telegrafi

Vallëzimi kthen afshin në lidhje

Hulumtuesit kanë zbuluar që vallëzimi ka shpëtuar shumë martesa, lidhje të shumta kanë dalë nga kriza dhe janë zgjuar emocionet

Dr. Michael Judy, udhëheqës i hulumtimit, thotë që vallëzimi ofron, relakson, eliminon mosdurimin…, transmeton Telegrafi.

Kur diçka nuk ju shkon në marrëdhëniet intime, merreni me vete partnerin në vallëzim.

Siç thonë ekspertët kjo është receta e përtëritjes së afshit në lidhje dhe kur afshi ekziston, problemet e tjera më pak vërehen.

Hulumtimi i shkencëtarëve nga Bostoni ka treguar që vallëzimi zhvillon afërsinë dhe zgjon dëshiron midis partnerëve, gjë që është bazë për marrëdhënie të mirë.

Hulumtuesit kanë zbuluar që vallëzimi ka shpëtuar shumë martesa, lidhje të shumta janë nxjerrë nga kriza dhe janë zgjuar emocionet… thuhet që vallëzimi afron, relakson, eliminon padurueshmërinë…

– Nëse jeni fillestar, mësimi hapave me partnerin do t’ju afrojë menjëherë – thotë Judy.

– Sapo të bashkoni duart, të ndieni prekjen e personit të dashur përreth belit apo në supe, në afërsi të trupit, sytë të cilët përnjëherë ju janë ndryshe, shikojnë më me ndjesi, mezi prisni që të mbeteni vetëm. Dhe që të nesërmen do të dëshironi të shkoni në orën tjetër të vallëzimit.

Studimi ka treguar që vallëzimi kthen “dridhmat” në marrëdhënie, andaj kështu 65 për qind e të intervistuarve sërish janë dashuruar me bashkëshortin e tyre, madje 70 për qind kanë vendosur të vazhdojnë të shkojnë në orët e vallëzimit, sepse ndihen shumë më mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version