Telegrafi

Vallëzimi interesant në skaj të rrugës që po pëlqehet nga të gjithë (Video)

Jack Watt e ka filmuar gjatë vitit të kaluar një burrë të paemëruar, që vallëzonte në skajin e një rruge në Londër, por ka harruar se ende e ka të ruajtur në telefon.

Pasi e ka publikuar në Facebook, të gjithë kanë nisur të qeshin me lëvizjet e tij bizare, duke e shpërndarë më pas në rrjetin social, transmeton Telegrafi.

“Nuk e kam ditur se e kam këtë kryevepër në telefon, ka mundur të fshihet dhe të mos e sheh askush”, ka shkruar ai lidhur me rastin.

Megjithëse është vallëzim shumë i çuditshëm, shikuesit e kanë vlerësuar për përpjekjen në përcjelljen e ritmit. /Telegrafi/