Telegrafi

Vallëzimi ‘haka’ që s’i la nuses shije të mirë (Video)

Në një ceremoni martesore që është zhvilluar në Aucland të Zelandës së Re, dhëndri me shokët e tij i kanë befasuar të pranishmit me vallëzimin e njohur si ‘haka’.

E, më e befasuar ka mbetur nusja, e cila ka qëndruar pa lëvizur dhe me një shprehje habie në fytyrë, transmeton Telegrafi.

Jackson Tamaariki me miq e kanë përgatitur ‘vallëzimin e luftës’, një rutinë të cilët e kanë kryer luftëtarët e maurë para se të nisen në betejë.

Megjithëse nusja Jennifer nuk e ka pëlqyer edhe aq këtë vallëzim, dasmorët ishin të kënaqur. /Telegrafi/