Telegrafi

Vallëzimi i fëmijëve e bën të qajë Ibrahim Tatlisesin

Ibrahim Tatlises është padyshim këngëtari më i famshëm turk në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtari që tashmë është 67-vjeçar kohë pas kohe po shfaqet në video të ndryshme në rrjetet sociale.

Ai së fundi është befasuar nga një grup i fëmijëve që kanë bërë të emocionohet këngëtari me vallëzimin e tyre.

Lexo po ashtu Pas 30 vjetëve, aktorja turke tregon se si nuk kishte guxim t'i thoshte "të dua" Ibrahim Tatlisesit

Në fakt, nuk ka mundur ta përmbajë veten sa që ka nisur të qajë teksa më pas ka falënderuar fëmijët që vallëzuan nën ritmet një kënge të tij.

“Sot pata kënaqësi t’i mirëpres disa të rinj në Tatlises Kebap të Izmirit. ‘Melek Serçe Yankıl ve Melekleri’ ishin mysafirët tanë. Ata shumëkënd bënë që të preken. Faleminderit fëmijë, jeni të mrekullueshëm”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Ibo.

Ndryshe, këngëtari tash e sa kohë është duke jetuar në qytetin e Izmirit, ku ka braktisur Stambollin që shumicën e jetës e kishte kaluar atje. /Telegrafi/