Site icon Telegrafi

Vallëzimi i drejtorit të Bayer Leverkusenit bëhet viral pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Bayer Leverkusen vazhdon të bëjë bujë në Ligën e Kampionëve, duke siguruar fitoren 1-0 në minutën e fundit kundër Interit.

Kjo fitore bënë sezonin e tyre mbresëlënës, me ekipin që grumbulloi 13 pikë në gjashtë ndeshje.

Përpara përballjes me skuadrën italiane, Leverkusen mbajti një seri prej gjashtë ndeshjesh pa humbje, duke përfshirë një fitore 1-0 ndaj Bayern Munichut në DFB-Pokal.

Trajneri Xabi Alonso ka qenë i rëndësishëm në drejtimin e ekipit në këtë periudhë të suksesshme.

Duke festuar triumfin e fundit, drejtori gjeneral Fernando Carro iu bashkua lojtarëve në dhomën e zhveshjes, duke treguar lëvizjet e tij të vallëzimit.

Momenti u kap nga ylli i ekipit Victor Boniface dhe u bë shpejt viral në rrjetet sociale, me fansat që vlerësuan entuziazmin dhe shpirtin e ekipit të Carros. /Telegrafi/

Exit mobile version