Michelle Clifford ka qenë duke raportuar nga Parisi i Francës, nga shtabi i përkrahësve të Emmanuel Macron, kur prapa saj është shfaqur një grua me një vallëzim bizar.
Me të kuptuar se kandidati i saj do të shkojë në balotazh me Marine Le Pen, ajo ka marrë një poster dhe ka shfaqur gëzimin e saj në sallë, transmeton Telegrafi.
Lëvizjet e saj të çuditshme, kanë bërë që ajo të komentohet në forma të ndryshme, madje edhe me karakter politik.
“Të gjithë mbështetësit e Macron janë të tillë, nuk është e vetmja”, ka qenë një nga komentet ofenduese.
Por, ka të tillë që e kanë marrë me mahi këtë storje, ndërsa janë shprehur se kanë shumë dëshirë të shohin se si do të vallëzojë po që se ai fiton në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të zhvillohen më 7 maj. /Telegrafi/