Site icon Telegrafi

Vallëzim më të shëmtuar s’keni parë kurrë më parë!

“Na kanë mahnitur me shëmtinë epike, paraqitjen neveritëse dhe me elementin e veçantë të vallëzimit ‘vallëzimin e turpshëm’”, kështu e arsyetoi juria vendimin në faqen zyrtare të garës.

Në garën e organizuar në Hamburg morën pjesë nëntë ekipe nga Gjermania, Luksemburgu dhe Zvicra. Juria vlerësoi lëvizjet jo të koordinuara, kreativitetin, thjeshtësinë e lëvizjeve dhe faktorin argëtues që garuesit duhej ta fusnin si element gjatë vallëzimit të tyre.

Gara e pazakontë filloi në vitin 2009 si platformë për stilet alternative të vallëzimit. /Telegrafi/

Exit mobile version