Barcelona ka fituar me rezultat 2-3 ndeshjen e tyre në udhëtim te Rayo Vallecano, e vlefshme për javën e 11-të të La Ligas.
Ekipi i Ernesto Valverdes ka treguar karakter duke arritur të fitojë me përmbysje në udhëtim e tyre të vështirë te Vallecano.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Pozo (35′) e Alvaro Garcia (57′) për vendasit, ndërsa për Barçën shënuan Luis Suarez (11′, 90′) dhe Ousmane Dembele (87′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli uruguaian Suarez, i cili u vlerësua me notë 8.8.
Në anën tjetër, ntoa më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin mysafir Alberto Garcia që u notua me 5.8. /Telegrafi/
Vallecano:
Barcelona: