Site icon Telegrafi

Me valle kundër martesave të hershme

Në kinemanë “Lumbardhi”, në Prizren, sot jepet premiera e shfaqjes “Duvaku”.

“Duvaku” është shfaqje multidiciplinare e krijuar gjatë kampit veror njëjavor në “Loyola Gymnasium” në Petrovë, dhe trajton temën e martesave të hershme të vajzave në Kosovë.

Një grup i të rinjve të pasionuar për vallëzim sfidohet kur valltarja kryesore e tyre, Venera, fejohet pa dëshirën e saj në moshën 15-vjeçare.

Shfaqja tregon tendencat e grupit të vallëzimit për ta parandaluar martesën e Venerës, rrjedhimisht humbjen e valltares së pazëvendësueshme të grupit. Shfaqja nis në orën 20:30.

Exit mobile version