Telegrafi

Valle gjatë orës policore në Gjevgjeli, MPB do t’i sanksionojë përgjegjësit

Ministria e Punëve të Brendshme informon se do të veprojë për rastin në Gjevgjeli, ku gjatë orës policore në ditën e Pashkëve, një grup i qytetarëve hodhën valle nëpër rrugë

Disa mediume raportojnë se një person është arrestuar nga policia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“MPB po vepron në lidhje me rastin dhe në koordinim me Prokurorinë Publike do të sanksionohen të gjithë ata që e shkelën ndalesën e lëvizjes. Po merren masat adekuate dhe të gjithë ata që i shkelën ligjet do të sanksionohen”, thonë nga MPB.

Pamjet e qytetarëve duke hedhur valle në Gjevgjeli, janë shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale./Telegrafi/