Site icon Telegrafi

Vallandovë, 55 vjeçari ka përdhunuar një tetë vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maqedoninë pasi nëna 41 vjeç e ka paraqitur në polici rastin e trishtë, ku një 55 vjeçarë ka përdhunuar vajzën e saj 8 vjeç, ndërsa ka tentuar të përdhunojë edhe një 15 vjeçare, gjithashtu vajzë e saj më e madhe.

Rasti pasi është paraqitur në polici ndërsa tani policia e qytetit merret me këtë rast, duke i marrë në pyetje vajzën 15 vjeçare, nënën dhe të akuzuarin për përdhunimin.

Vajza 8 vjeçe tani është duke u kontrolluar nga mjekë pediatër ndërsa prindërit apelojnë që të kihet kujdes për fëmijët. /Telegrafi/

Exit mobile version