Banorët e Vallandovës vetëm tre orë kanë arritur të mbledhin 2 mijë nënshkrimet e nevojshme që mund të mbajnë një referendum që nëse ata janë për apo kundër ndërtimit të minierës Kazandol, thuhet në iniciativën “Shpëtim për Valandovën”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ju njoftojmë se nënshkrimet e nevojshme për të filluar iniciativën qytetare janë mbledhur për një rekord prej 3 orësh. Në interes të kohës, që të jetë e mundur sot të sillen nënshkrimet deri te Kryetari i Këshillit të Komunës së Vallandovës dhe Komunës poashtu’, thuhet në njoftim
Ata thonë se miniera do të ndotë mjedisin, do të ndikojë dëmshëm në shëndetin e njeriut, dhe ekziston rreziku i kontaminimit të tokës bujqësore, ku një numër i madh i fermerëve do të mund të humbasin burimin e vetëm të të ardhurave.
Përndryshe më herët, tentativa për të pasur referendum në Vallandovë ishte hedhur poshtë nga pushteti komunal. /Telegrafi/