Zakonisht gjatë udhëtimeve tona me aeroplan, një nga problemet që na paraqitet është ai kur punëtorët në aeroport na thonë se bagazhi ynë nuk duhet të kalojë peshën e lejuar, e cila në shumicën e rasteve arrin në 25 kilogramë.
Kështu, sidomos kur udhëtojmë gjatë dimrit dhe planifikojmë të qëndrojmë diku për një kohë të gjatë, ky problem bëhet edhe më i zakonshëm.
Por, një udhëtar pretendon se ka gjetur zgjidhjen për të “mashtruar” punëtorët e aeroportit, përcjell Telegrafi.
Përmes një fotografie që po qarkullon në rrjetet sociale shihet se si ai, derisa e la valixhen në peshore, e mbante paksa me këmbën e tij lartë.
Kjo ngjarje nuk u ka ikur të pranishmëve të cilët e kanë fotografuar menjëherë. /Telegrafi/