VALICON, një kompani e konsoliduar mirë e konsulencës së marketingut dhe hulumtimit të tregut me një prani në Evropën Juglindore, ka kënaqësinë të njoftojë zgjerimin e saj në tregun dinamik të Kosovës.
Me një përvojë prej më shumë se dy dekadash në hulumtimin e tregut dhe një portofol të gjerë shërbimesh, VALICON është i vendosur të sjellë metodologjitë e tij inovative të hulumtimit, njohuritë e ekspertëve në Kosovë si dhe të transformojë dhe shtoj vlerë tregut të hulumtimeve për entite si bizneset, ojq-të dhe akterë të tjerë të interesuar në fushën e hulumtimeve.
VALICON është njohur për cilësinë dhe profesionalizmin në kryerjen e hulumtimeve të tregut dhe ka një përkushtim të pashoq për respektimin e privatësisë së të dhënave dhe konfidencialitetit të pjesëmarrësve në hulumtime. Duke iu përmbajtur standardeve etike të larta, ne sigurojmë që privatisia e të dhënave mbetet një prioritet i padiskutueshëm, duke dhënë kështu besim pjesëmarrësve dhe klientëve tanë.
Si një anëtar krenar i ESOMAR, organizatës prestigjioze ndërkombëtare e hulumtimeve të tregut, ne theksojmë përkushtimin tonë ndaj standardeve të larta të integritetit dhe profesionalizmit.
VALICON është gjithashtu partner i avancuar i biznesit të IBM që nga viti 2010, duke ofruar një gamë të gjërë të shërbimeve të certifikuara, duke përfshirë analizat, analizat parashikuese, edukimin dhe mbështetjen e klientëve, instalimin, implementimin, integrimin me sistemet e informacionit, modelimin, interpretimin e rezultateve, dhe konsultimin e plotë të biznesit dhe mbështetjen e klientëve.
Me këtë hapje të re në tregun e Kosovës, VALICON është i gatshëm të ofrojë shërbimet e konsulencës së marketingut dhe hulumtimit të tregut për klientët tanë të rinj dhe të i shtoj vlerë tregut në Kosovë. Ne jemi të sigurt se përvoja jonë e pasur, metodologjitë e hulumtimit inovative dhe përkushtimi ndaj privatisë së të dhënave do të bëjnë të mundur një bashkëpunim të suksesshëm dhe të qëndrueshëm me bizneset, organizatat dhe individët në këtë treg të rëndësishëm.
Për më shumë informacione ose për të planifikuar një bisedë për nevojat tuaja të hulumtimit të tregut, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni në adresën info.ks@valicon.net ose në numrin tonë të telefonit të posaçëm për tregun e Kosovës, +383 (45) 540 708. Ne jemi këtu për të ndihmuar dhe për të ofruar zgjidhje cilësore për sfidat tuaja të marketingut dhe hulumtimit të tregut.