Telegrafi

Vali Corleone zbulon se është me Illuminatin! (Foto)

Vali Corleone është padyshim një prej personazheve më mediatikë të showbizit shqiptar.

Ai është bërë disa herë temë e mediave, për shkak të jetës që e bën si ‘King’ në Kosovë, gjersa shpesh herë nuk kanë lënë pa u komentuar as statuset e tij në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Facebook, ku ka shfaqur trupin e tij, gjersa në mbishkrimin e fotos tregonte se ishte nisur për të festuar për Amerikën, e cila zgjodhi si president Donald Trump.

Lexo po ashtu Donald Trump, presidenti i 45-të i SHBA-së

Por, gjatë ekspozimit të trupit, në sy binte edhe tatuazhi i tij i realizuar në gjoksin e djathtë, e që ishte piramida me syrin gjithçkapamës brenda, i cili njihet edhe si simboli unik i shoqërisë sekrete “Illuminati”.

Lexo po ashtu Edhe Era Istrefi në Illuminati? (Video)

Ky tatuazh nuk ishte vërejtuar më parë nga ndjekësit e kingut, gjersa mesa duket është realizar së fundmi, duke pretenduar kështu të jetë një ndër figurat që i përket kësaj shoqërie. /Telegrafi/

Fotografia e publikur nga Vali Corleone, me të kuqe është shënuar tatuazhi me simbolin e “Illuminatit”. Foto nga: Facebook.