Telegrafi

Vali Corleone me një vendim special: Hap klub privat midis shtëpisë! (Foto)

King Vali Corleone tani po zgjeron bizneset edhe në Kosovë.

Pas atyre, sipas Kingut, në Sicili edhe në gjithë Italinë, Corleone ka hapur edhe një lokal nate private.

Lexo po ashtu Vali Corleone i vulos të pasmet gjigante një bukurosheje (Video, +18)

Këtë vendim e ka marrë Vali pasi që shumë kush nuk po mund ta takojë ‘live’ dhe se këtë mund ta bëjnë në lokalin personal, transmeton Telegrafi.

Ai ka bërë të ditur që disko do të hapet në oborrin e shtëpisë dhe se do të ketë të gjitha elementet mbretërore.

“Nga ajo që kanë dëshirë gjithmonë njerëzit që të bëjnë foto me mua dhe me elementet ku unë jam rrit, nga ajo që kanë gjithmonë shumë dëshirë, si të më shikojnë mua live diku, apo në baret apo klubet e Kosovës etj. kështu e di që e keni pas shumë të vështirë me më pa live. Por, tash kam marrë një vendim, shumë special, për diçka e padëgjuar ndonjëherë. Do të hapet në oborrin me numrin 2, te shtëpia ime mbretërore, ku i bie mbrapa shtëpisë, që do të hapet një special klub mbretërorë dhe do të jetë “open air” dhe do të ketë apo do të jenë, gjitha elementet dhe menytë punë dore, që tregojnë mbretërinë dhe elementet “Royal Kingdom”, ka thënë ndër të tjerash Vali. /Telegrafi/