Valëza Zogaj është këngëtare e re në estradën shqiptare.
Këngëtarja e talentuar se fundmi ka lansuar projektin ‘Errësirë’, ku është pritur mjaftë mirë nga adhuruesit e muzikës së saj.
Kjo baladë nga Valëza është pritur mjaftë mirë ndërsa ajo ka paralajmëruar projekte të reja.
18-vjeçarja është nën menaxhimin e menaxherit Valon Kiqina dhe është pritur mjaftë mirë nga publiku.
Muzikën e këngës ‘Errësirë’ e ka bërë Florent Boshnjaku, ndërsa teksti është shkruar nga Yll Limani.
Këngëtarja nga Drenasi ka paralajmëruar së shpejti një projekt të ri ku pritet të jetë një këngë ritmike. /Telegrafi/