Telegrafi

Valëza, e dashuruar deri në vesh

Në një intervistë për Zërin, Valëza, ka pranuar se ajo është shumë e dashuruar dhe se kjo ka ndodhur pasi shkoi në Amerikë.

“Natyrisht që këtu në Amerikë mundësitë për të depërtuar janë më të lehta për faktin se shpërblehet talenti. Unë, tani e dy vite jam këtu, kam arritur që përveç krijimeve muzikore, të futem edhe në botën e aktrimit”.

“Në realitet kam pasur disa performanca të mia në disa shfaqje mjaft të rëndësishme. Mirëpo përveç këtyre sukseseve, unë këtu kam takuar edhe shpirtin tim binjak me të cilin jam e dashuruar deri në vesh”, ka theksuar Valëza për Zëri. /Telegrafi/