Telegrafi

Valët nxorën në breg breshkën 100-vjeçare në ‘madhësi të barkës’ (Foto)

James Mustoe po shëtiste me fëmijët në një bregdet të Corwall të Anglisë, kur hasi në diçka të pazakontë, që mendoi se ishte një barkë e vogël.

Por, 42-vjeçari kishte gjetur trupin e dekompozuar të një breshke 100-vjeçare, të njohur si breshka shpinë-lëkurë, transmeton Telegrafi.

Breshka me përmasa gjigante

Kanë qenë valët që e nxorën në breg këtë kafshë ujore, të gjatë 2.36 metra nga pama e hundës deri në fund të bishtit. Vetëm perimetrin e qafës e kishte 98-centimetra, teksa guaskën e kishte të trashë katër centimetra.

Breshkat shpinë-lëkurë janë më të shpejta në notim, sa i përket familjes së këtyre reptilëve të ujit, ndërsa cilësohet si specie me rrezik të lartë për zhdukje.

Në ujërat e Corwall, shihet vetëm deri në dhjetë breshka të tilla gjatë tërë vitit. Pesha e tyre është prej 200 deri në 700 kilogramë, ndërsa rriten prej 1.2 deri në 1.8 metra.

Andaj, kjo breshkë e dekompozuar besohet se ka mbi një shekull jetë, shkaku i përmasave gjigante, duke i hequr fajin Mustoe që e gjeti, se është një barkë. /Telegrafi/