Telegrafi

Valët nxjerrin në breg skeletin e një krijese misterioze (Foto)

Chris Crane dhe gruaja tij Amanda, ishin duke e bërë ecjen e mëngjesit nëpër plazhin e Falmouth të Anglisë, kur kanë hasur në një skelet misterioz.

Fillimisht, 61-vjeçari dhe bashkëshortja dy vite më e re, kanë diskutuar nëse mund të jetë delfin apo balenë, por nuk pajtoheshin shkaku i formës së pazakontë, transmeton Telegrafi.

Skeleti misterioz i gjatë dy metra e gjysmë

Ata i kanë postuar fotografitë në rrjete sociale, ku shfaqet trupi bizar me gjatësi dy metra e gjysmë.

“Kishte ende pjesë të mishit me lëkurë dhe mbante erë të rëndë, për këtë arsye besoj se ishte aty për disa ditë”, ka thënë Crane lidhur me rastin.

Disa mendojnë se është ky gjarpër gjigant

Në komente thuhet se ky skelet nuk i përket asnjë krijese të njohur, por mund të jetë gjallesa misterioze e quajtur Morgawr.

Për një kohë të gjatë, njerëzit kishin pretenduar se e kanë parë, mirëpo kurrë askush nuk ia kishte dalë ta fotografonte gjarprin gjigant që jetonte në det. /Telegrafi/