Site icon Telegrafi

Valët nxjerrin në breg këmbën e 13-të të njeriut, policia bëri një zbulim mahnitës (Foto)

Policia ka bërë një zbulim mahnitës, pasi një këmbë të këputur të njeriut, valët e detit e nxorën në një plazh në British Columbia të Kanadasë. Shputa e kishte edhe një pjesë të ashtit, teksa mbante ende çorapen dhe atleten.

Atë e pa një kalimtar rasti, kur qeni i tij filloi ta nuhaste dhe njoftoi forcat e rendit për gjetjen e pazakontë, transmeton Telegrafi.

Kjo është këmba e 13-të që shfaqet në breg që nga viti 2007, ndërsa po besohet se është gjetur se kujt i përket.

Këmba e gjetur në plazh

Testi i ADN-së ka treguar se kjo pjesë e trupit, i përket Stanley Okumoto, që është zhdukur prej muajit shtator.

Gjatë muajit nëntor, forcat e rendit i kishin gjetur disa pjesë të trupit të 79-vjeçarit, në një plazh që ndodhej disa kilometra larg prej ku e kishte lënë veturën. Rrethanat e vdekjes së tij mbesin të pazbuluara, ndërsa nuk dihet se si iu shkëput këmba dhe humbi në det për gjysmë viti.

Okumoto që u zhduk në shtator

Misterioze mbesin edhe 12 këmbët tjera, që nuk dihet se kujt i përkasin, apo për sa gjatë mund të jenë duke pluskuar në ujëra.

Ekspertët pretendojnë se shumica prej tyre, mund të jenë të viktimave që pësuan nga cunami që goditi atë zonë gjatë vitit 2004. /Telegrafi/

Exit mobile version