Observatorët operacional anembanë globit, si shënjestër kanë rajonet qiellore të cilat karakterizohen nga kontaminimi i ulët i rrezatimit galaktik, duke kërkuar për gjurmë të valëve gravitacionale kozmologjike (VGK).
VGK janë valë të cilat u prodhuan nga “Inflacioni”, që është një fazë e mistershme dhe ende e pashpjeguar e zgjerimit ekspotencial të hapësirës në periudhat e para të formimit të Universit.
Një studim i ri i grupit bashkëpunues POLARBEAR, i udhëhequr nga SISSA që ka të bëjë me interpretimin për kozmologjinë dhe i publikuar në Astrophysical Journal, ofron një algoritëm të ri i cili u mundëson studiuesve që të arrijnë të marrin dyfishin e të dhënave të besueshme nga këta observatorë, kjo duke u dhënë qasje në një territor të pa eksploruar, nga sinjalet e prodhuara nga VGK, duke mundësuar që të kuptohet se si ndodhi fenomeni i Big Bang, transmeton Telegrafi.
“Duke u bazuar në atë se çfarë kuptojmë nga kozmologjia, vetëm pak pas Big Bang-ut, universi ishte shumë i vogël, i ngjeshur dhe i nxehtë. Në një hapësire kohore prej 10-35 sekondash universi u shtri me faktor prej 1 në 1030”, tha Carlo Baccigalupi, koordinator në grupin për Astrofizikë dhe Kozmologji në SISSA.
Ky proces, i njohur si ‘Inflacioni’ prodhoi valët gravitacionale kozmologjike, të cilat mund të detektohen nëpërmjet polarizimit të sfondit kozmik të mikrovalëve (SKM), rrezatim ky i mbetur nga Big Bang-u.
“Eksperimenti POLARBEAR, pjesë e së cilës është edhe SISSA, kërkon për sinjale të tilla duke përdorur teleskopin Huan Tran i cili gjendet në shkretëtirën Atakama në pjesën veriore të Kilit në rajonin Antofagasta”, tregon tutje Baccigalupi. /Telegrafi/