Telegrafi

Valët gjigante ia pamundësuan kalimin në litar mes dy shkëmbinjve (Video)

Emerson Machado provoi të ecte nëpër litarin e tendosur, që ishte vendosur mes dy shkëmbinjve në Nazare të Portugalisë, kur deti ishte shumë i trazuar.

Pamjet e realizuara nga droni, tregojnë 28-vjeçarin që mbeti në mes dhe nuk mund të lëvizte tutje, shkaku i valëve gjigante që e godisnin, transmeton Telegrafi.

“Deti është i pamëshirshëm, pse të rrezikohet jeta për një sfidë që nuk ja vlen”, ka qenë një nga komentet e shumta.

Me këtë rast, kërkohet që të mos provohen rrezikime të tilla, që do të mund të jenë të kushtueshme edhe me jetë. /Telegrafi/