Telegrafi

Valët e fuqishme e kanë lëvizur për 50 metra, anijen metalike të fundosur para 101 vitesh afër Ujëvarave të Niagarës

Stuhitë e mëdha që u zhvilluan në natën e Halloween-it, krijuan valë të mëdha, që për herë të parë e lëvizën një anije të fundosur para 101 vitesh.

Mbrojtësit e rendit në parkun ku ndodhen Ujëvarat e Niagarës, janë habitur kur lundra metalike ka lëvizur për 50 metra, për herë të parë që kur u fundos më gjashtë gusht të vitit 1918, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, ishte menduar se vetëm u rrotullua, por më vonë u kuptua që është për shumë metra më larg se pjesa ku ndodhej dikur.

Kalimi i kohës, ka bërë që shumë pjesë të shkëputen nga anija, ndërsa sipërfaqet metalike të ndryshken dhe të humbin peshën e dikurshme.

Lehtësimi i masës dhe rrymat e fuqishme ujore, që besohet se kanë lëvizur me mbi 80 kilometra në orë, kanë bërë lëvizjen e anijes së bllokuar për më se një shekull.

Në këtë formë, anija iu është afruar ujëvarave dhe hapësirës ku qëndrojnë turistët, duke bërë që të shihet sa më lehtë. /Telegrafi/