Telegrafi

Valët e detit nxjerrin në breg vezët plastike me lodra brenda (Foto)

Stuhia Axel që e ka goditur bregdetin verior të Gjermanisë, ka bërë që valët të trazohen dhe të nxjerrin në breg vezë plastike që kanë rënë nga një anije.

Objektet e vogla të mbushura me lodra për fëmijë, janë prodhuar nga një kompani daneze, ndërsa kishin destinacion portin e Bremerhaven, transmeton Telegrafi.

Së bashku me paketimet me mbishkrime cirilike, janë edhe disa pjesë tjera shoqëruese që i kanë mbushur plazhet.

Punonjësit e higjienës dhe qytetarët, vetëm i kanë skajuar që të mos hynë sërish në det, pasi që është vendosur që në atë vend të shkojnë fëmijët e një kopshti dhe të marrin aq sa munden.

“Plazhi do të pastrohet dhe fëmijët do të gëzohen”, ka qenë vendimi i zyrtarëve që mbikëqyrin plazhet. /Telegrafi/