Site icon Telegrafi

Valerie Loureda, ylli i MMA që ka tërhequr interesimin e Hollywoodit me pozat dhe vallëzimet atraktive

(Foto: Instagram/valerieloureda)

Valerie Loureda është një prej yjeve më të famshme në artet e përziera marciale (MMA).

22-vjeçarja, e cila në vitin e kaluar ka nënshkruar me Bellator, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, por jo vetëm për performancat e saj brenda tetëkëndëshit.

Fansat e ndjekin edhe për dukjen, si dhe për lëvizjet sensacionale të vallëzimit. Ndërsa ajo thotë se e kanë kontaktuar edhe nga Hollywoodi.

(Foto: Instagram/valerieloureda)

“Disa agjentë të talenteve më kanë kontaktuar për të më përfshirë në botën e argëtimit dhe që të xhiroj gjëra të ndryshme”.

“Dhe sinqerisht më pëlqen gjithë kjo dhe ky është objektivi im kur ta përfundoj karrierën (në MMA). Por, tash për tash jam e fokusuar në meçe dhe fitimi i dueleve vjen në radhë të parë”.

(Foto: Instagram/valerieloureda)

“Por, po, padyshim, (Hollywoodi) është ëndrra ime”, ka deklaruar Loureda për TMZ. /Telegrafi/

https://twitter.com/valerielouredaa/status/1294064308469538817

(Foto: Instagram/valerieloureda)

 

(Foto: Instagram/valerieloureda)

 

(Foto: Instagram/valerieloureda)
Exit mobile version