Telegrafi

Valentino Lazaro ka shënuar ndoshta golin e vitit – ‘perla’ e tij po i befason të gjithë

 Bayer Leverkuseni e ka mposhtur 4-3 Borussia Monchengladbachun në kuadër të javës ë shatët në Bundesliga.

Edhe pse Farmacistët fituan këtë përballje, goli i Valnetino Lazaros ka lënë nën hije festën e tyre.

Edhe pse skuadra e tij ishte duke humbu 4-2, anëtari i Gladbachut gjeti motivin për të shënuar njëri ndër golat më të veçantë deri më tani në këtë edicion.

Ishte minuta e 90 +4 kur Lazaro pranoi një asistim nga Pablo Hermann, për të shënuar me thembër në portën e Leverkusenit.

Ky gol i lojtarit austriak mund të futet edhe në listën për të fituar çimin e golit të vitit, apo i njohur si çmimi Puskas. /Telegrafi/