Telegrafi

Valentina Sampaio – Modelja e parë transgjinore e Victoria’s Secret

Marka e famshme amerikane e të brendshmeve ka vendosur që të përfshijë në sfilatë për herë të parë një modele transgjinore. Siç raportohet, Valentina Sampaio është modelja e parë transgjinore pjesë e ‘Victoria’s Secret’.

Ajo është 22 vjeçe dhe është braziliane, modele dhe aktore, e lindur mashkull.

Në vitin 2017, ajo ishte e para modele transeksuale që doli në revistën ‘Vogue’, në versionin francez, brazilian dhe gjerman.

 

Së fundmi, biondja ka publikuar imazhe nga prapaskenat e xhirimeve për ‘VS Pink’, linjë kjo që mban firmën e Victoria’s Secret.

Në ndërkohë, në një postim tjetër Valentina ka shkruar: “Kurrë mos pusho së ëndërruari”.

Theksojmë që Sampaio është po ashtu edhe modelja e parë transgjinore që pozoi për ‘Vogue Paris’ në shkurt të vitit 2017. /Telegrafi/