Telegrafi

Valencia i vë Barcës kusht për Paco Alcacer

Valencia planifikon të sigurojë shërbimet e lojtarit të Barcelonës, Munir El Haddadi.

21-vjeçari pritet të largohet nga Camp Nou në kërkim të një skuadre ku do të luajë më shumë.

Lexoni të gjitha lajmet për TRANSFERIMET

Sidoqoftë, zgjedhja e Munir është Celta Vigo dhe ai tashmë ka refuzuar disa klube, duke e përfshirë edhe Tottenhamin.

Nga ana tjetër, Blaugranët janë të interesuar për Paco Alcacer, ashtu që duan ta përfshijnë në marrëveshje lojtarin e tyre.

Lexo po ashtu Munir shpërfill Tottenhamin për skuadrën e vogël spanjolle

Prandaj, nëse Los Che vënë kusht që ai të jetë pjesë e marrëveshjes për transferimin e Alcacer te kalanuasit, atëherë Barca mund ta detyrojë El Haddadin të shkojë në Mestalla. /Telegrafi/