Valencia planifikon të sigurojë shërbimet e lojtarit të Barcelonës, Munir El Haddadi.
21-vjeçari pritet të largohet nga Camp Nou në kërkim të një skuadre ku do të luajë më shumë.
Lexoni të gjitha lajmet për TRANSFERIMET
Sidoqoftë, zgjedhja e Munir është Celta Vigo dhe ai tashmë ka refuzuar disa klube, duke e përfshirë edhe Tottenhamin.
Nga ana tjetër, Blaugranët janë të interesuar për Paco Alcacer, ashtu që duan ta përfshijnë në marrëveshje lojtarin e tyre.
Prandaj, nëse Los Che vënë kusht që ai të jetë pjesë e marrëveshjes për transferimin e Alcacer te kalanuasit, atëherë Barca mund ta detyrojë El Haddadin të shkojë në Mestalla. /Telegrafi/