Telegrafi

Valencia: Unë nuk jam Ronaldo

Me paraqitjet e fundit Valencia po tregon se ka vlejtur 16 milionë funte, aq sa Alex Ferguson i pagoi Wiganit verën e kaluar, dhe madje është duke i tejkaluar parashikimet.

Edhe pse është sjellë si zëvendësim i Ronaldos, që u largua për 80 milionë euro në drejtim të Real Madridit, Valencia përsërit se ai është një lojtar më ndryshe se Ronaldo.

“Cristiano është një superyll dhe unë jam Valencia, një futbollist që mëson çdo ditë. Nuk dua të krahasohem me të pasi jemi lojtarë shumë të ndryshëm”, ka thënë Valencia./Telegrafi/