Telegrafi

Valencia u ka bërë me dije Kogdogbias, Coquelinit dhe Parejos se janë të lirë të largohen

Valencia thuhet se u ka bërë me dije Dani Parejos, Geoffrey Kondogbias dhe Francis Coquelin se janë të lirë të largohen në këtë verë nga klubi.

Sipas asaj që raporton Goal Espana, tre mesfushorëve u është kërkuar largimi nga klubi spanjoll, pasi nuk janë në planet e tyre.

Parejo i ishte bashkuar Valencias nga Getafe në vitin 2011 për gjashtë milionë euro, duke bërë 382 paraqitje dhe ka shënuar 64 gola.

Kondogbia kaloi te Los Che në vitin 2017 nga Interi, derisa Coquelin po në atë vit nga Arsenali, mirëpo që tani do të largohen nga Mestalla.

Valencia në muajin e kaluar e shkarkoi trajnerin Albert Celades, derisa ky edicion ishte tejet i vështirë për ta.

Të tre lojtarët nuk kanë të ardhme te skuadra dhe janë të lirë të largohen në këtë afat kalimtar veror. /Telegrafi/