Telegrafi

Valencia shkel Villarrealin

Los Che u treguan skuadër shumë më efikase përballë Nëndetëses së Verdhë, duke shënuar dy herë në pjesën e parë dhe dy herë në të dytën, ndërsa mysafirët arritën të shënojnë vetëm golin e nderit.

Ever Banega filloi serinë e golave (6’), ndërsa David Villa e dyfishoi atë nga pika e bardhë (28’).

David Silva shënoi për rezultatin 3-0 (56’), ndërkohë që Nilmar shënoi golin e vetëm të Villarrealit.

Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi David Villa në fund të ndeshjes. /Telegrafi/