Site icon Telegrafi

Valencia ‘po digjet’ dhe arsyeja është e pabesueshme: Shihni sesi spanjollët tradicionalisht e presin pranverën

Festivali tradicional për ardhjen e pranverës përfundon me djegien e skulpturave në Valencia.

Çdo qytet dhe vend ka zakonet e veta dhe kështu spanjollët me gëzim e presin pranverën, shkruan elpais.

Në qytetin e Valencias mbahet festivali tradicional “La Fallas”, ku digjen skulpturat e artistëve që i kanë krijuar gjatë vitit të kaluar për këtë ditë.

Edhe gjatë mbrëmjes së kaluar dhe ditës së sotme ka vazhduar djegie e krijimeve të artistëve spanjollë.

https://www.youtube.com/watch?v=XLf1_HykYRU

Megjithatë, kryetarja e qytetit spanjoll, Maria Jose Catala, ka pohuar se “ne duhet të fillojmë të zbatojmë një dorë të ashpër kundër jocivilizmit dhe të zbatojmë dënimet maksimale ndaj atyre që nuk respektojnë përdorimin e mjeteve piroteknike.

Parqet, lulishtet dhe mjediset monumentale kanë pësuar dëme të mëdha këtë vit si pasojë e numrit të madh të pjesëmarrësve dhe vandalizmit.

Ndryshe, Spanja është një ndër shtetet e shumta në botë që e festojnë ardhjen e pranverës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version