Valencia ka shënuar dy gola shumë të shpejt ndaj Barcelonës.
Skuadra e drejtuar nga italiani Cesare Prandelli ka gjetur shumë shpejt golin e barazimit për ta hapur sfidën në vazhdim.
Ishte sulmuesi spanjoll, i cili është i huazuar po nga Barcelona, Munir El Haddadi që shënoi një gol të bukur për vendasit.
Goli erdhi në minutën e 52- të takimit pas asistimin të Dani Parejos.
Ndërsa, vetëm pesë minuta më vonë ishte sulmuesi Rodrigo që shënoi golin e epërsisë për 2-1. /Telegrafi/
https://twitter.com/SportHD2016/status/789851291325431808
https://twitter.com/LaLigaDaily1/status/789851770851827712