Telegrafi

Valencia nuk thyhet ne Mestalla

Los Che shënuan fitore minimale kundër Malagas edhe pse ishin skuadër dominuese gjatë gjithë takimit.

Goli i vetëm në takim erdhi nga super-sulmuesi David Villa që shënoi pas asistimit të Juan Manuel Matas (13’).

Valencia me këtë fitore forcon pozitën e tretë me 53 pikë, gjashtë më shumë se Mallorca që mban pozitën e katërt. /Telegrafi/