Telegrafi

Valencia mund ta kalojë PSG-në, mendon Canales

Los Che u mposhtën me rezultat 1-2 para tifozëve të vet në ndeshjen e parë të 1/8 së finales, ndërsa spanjolli beson se ata mund të fitojnë në Paris.

“Sfida është e komplikuar, por në futboll mund të ndodhë gjithçka”.

“Jemi shumë të motivuar për ndeshjen dhe shpresoj të kualifikohemi, të shkojmë tutje dhe të vazhdojmë ëndrrën, sepse Valencia është një klub që ka qenë gjithmonë në Evropë”, ka deklaruar 22-vjeçari në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/