Antonio Valencia ka lënë të kuptohet se ai pranon se koha e tij te Manchester Unitedi ka përfunduar.
Anësori i shpejt ekuadorian ka kontratë të vlefshme me Djajtë e Kuq deri në qershor të këtij viti.
Kuptohet që klubi anglez kishte afat deri të premten për të shfrytëzuar një klauzolë për zgjatje një-vjeçare të kontratës së tij, por nuk e bëri.
Kështu, pas 10 viteve të kaluara në Old Trafford, Valencia pritet t’i ndajë rrugët me klubin anglez dhe të largohet.
Pas deklaratave të së premtes nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer, tani edhe vet Valencia ka lënë të kuptohet se po largohet nga Unitedi.
Lago Agrio is a very humble town in Ecuador. When I was a child, I never imagined travel to Europe. Thanks to God for letting me play 10 years in the best club in the world: @ManUtd. Now I am focused on my recovery so I can end the season playing at Old Trafford! pic.twitter.com/ftqMLCDWlr
— Antonio Valencia (@anto_v25) March 1, 2019
“Lago Agrio është një qytet shumë modest në Ekuador”.
“Kur unë isha fëmijë, kurrë nuk kam imagjinuar të shkoj në Evropë, falëminderit Zotit që më lejoi të luaja 10 vjet në klubin më të mirë në botë, Man Utd”.
“Tani jam fokusuar në shërimin tim kështu që të mund të përfundoj sezonin duke luajtur në Old Trafford!”, ka shkruar Valencia në profilin e tij në Twitter. /Telegrafi/