Telegrafi

Valencia kualifikon Unitedin

Mysafirët kaluan në epërsi me anë të Alan Dzagoev (25’), ndërsa vendasit barazuan me golin e Michael Owen (29’).

Mirëpo pas vetëm dy minutash (31’), rusët sërish kaluan në epërsi me golin e Milos Krasic, dhe me rezultatin 2-1 në favor të mysafirëve përfundoi pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë (47’), CSKA shokoi tifozët e Manchesterit duke shënuar edhe golin e tretë, ndërsa ekzekutues ishte Vasiliy Berezutskiy.

Megjithatë, Djajtë nuk lejuan të mposhteshin në kështjellën e tyre duke arritur ta barazonin rezultatin në fund të ndeshjes.

Njëherë Paul Scholes ngushtoi epërsinë e mysafirëve (84’), ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt, Luis Antonio Valencia barazoi rezultatin.

Ndeshja tjetër e Grupit B, e zhvilluar ndërmjet Besiktasit dhe Wolfsburgut, ka përfunduar me fitoren e gjermanëve me rezultat 3-0.

Pas xhiros së katërt, Grupit B i prin Manchester United me dhjetë pikë, që tashmë ka siguruar kualifikimin, ndërsa vendin e dytë e mban Wolfsburgu me shtatë pikë. /Telegrafi/