Valencia ka njoftuar gjatë ditës së sotme (e diel) se ata kanë pesë raste pozitive të coronavirusit mes lojtarëve dhe stafit.
Ezequiel Garay njoftoi tashmë përmes Instagramit se ai ka rezultuar pozitiv në sëmundjen infektive, megjithëse nuk ishte i përfshirë në asnjërën nga dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve ndaj Atalantas, pasi ai e shqeu ACL-në e tij në shkurt.
Tani Valencia ka lëshuar një deklaratë duke konfirmuar se ata kanë pesë anëtarë të klubit, mes lojtarëve dhe stafit, të cilët kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.
“Valencia informon se pesë raste pozitive të coronavirusit COVID-19 janë zbuluar në mesin e stafit dhe lojtarëve”.
“Të gjithë këta persona tani janë në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore dhe u binden masave të izolimit”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.
OFFICIAL STATEMENT
➡️ https://t.co/as4stFEP9x#StayHome pic.twitter.com/DSndwbjAfz
— Valencia CF (@valenciacf_en) March 15, 2020
Natën e kaluar, Qeveria Spanjolle urdhëroi masa të ngjashme bllokimi me ato në tokën italiane, pasi numri i rasteve u rrit ditëve të fundit.
Ndryshe, këta janë lojtarët e parë të La Ligës që rezultojnë pozitiv në testin e coronavirusit. /Telegrafi/