Telegrafi

Valencia konfirmon transferimin e Soldado

Pavarësisht gjendjes jo të favorshme financiare, Valencia ka vendosur të harxhojë ca para të siguruara nga shitja e David Villa dhe Nikola Zigic, duke transferuar Soldado për një shumë që thuhet të jetë rreth 10 milionë euro.

Pasi ka shënuar 16 gola në ligë sezonin e kaluar, shumica presin që 25-vjeçari të lehtësojë mungesën e Villas.

“Kam ardhur në Valencia me gjithë entuziazëm. Nuk jam këtu për të zëvendësuar dikë. Jam për të bërë punën time”, ka thënë Soldado. /Telegraf/