Telegrafi

Valencia fiton si mysafir i Chelseat, Lampard debuton me humbje në Ligën e Kampionëve

Ross Barkley i Chelseat . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Valencia ka arritur ta bëjë befasinë në Grupin H, duke e mposhtur në Stamford Bridge, Chelsean me rezultat 1-0.

Pjesa e parë dhe e gjithë ndeshja ishte në dominim të londinezëve, që kishin më shumë nga loja.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Willian që gjuajti bukur pasi i kaloi dy mbrojtës, por gjuajtja e tij shkoi afër portës.

Pamje nga ndeshja Chelsea – Valencia. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Në pjesën e dytë e njejtë këngë, Chelsea sulmonte, Valencia kërkonte nga kundërsulmet dhe ndërerjet.

Pikërisht nga një e tillë Rodrigo gjeti rrjetën në minutën e 74-të, kur brenda zonës preku një top të harkuar për ta quar në rrjetën e Kepas.

Chelsea kishte rast të mirë ta barazonte rezultatin, por që nga pika e bardhë dështoi Ross Barkley, që gjuajti mbi portë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Ajaxi ka arritur të shënojë fitore ndaj Lille me rezultat 3-0. /Telegrafi/