Telegrafi

Valencia e Atletico dështojnë

Los Che u mposhtën nga Deportivo La Coruna para tifozëve të vet në Mestalla me rezultat 2-1, dhe do ta kenë të vështirë ta përmbysin rezultatin në ndeshjen e kthimit kur luajnë si mysafirë.

Ndërkohë, Atletico Madridi është mposhtur me rezultat 3-0 si mysafir i Recreativo Huelvas, që po ashtu do ta ketë të vështirë që ta përmbysë këtë rezultat edhe pse me 13 janar luan si vendas. /Telegrafi/