Telegrafi

Valencia dhe Villareali shënojnë fitore

Villareali kishte të bëjë me Valladolidin në transfertë me ç’rast doli fitues nga udhëtimi i bërë. Dominimi ishte i Nëndetëses së Verdhë.

Angel shënoi i pari (9’) për 1-0, ndërsa Nilmar nga ana tjetër përfundoi takimin pas një ore lojë (59’).

Valencia shënoi gjithashtu fitore të lehtë në Mestalla ndaj Osasunas. Të tre golat e kësaj sfide u shënuan në pjesën e dytë.

Joquain pas shërbimit të Matas (48’) arriti të kalojë në epërsi Valencian, ndërsa David Villa kompletoi fitoren e 16-të të Valencias këtë sezon, me dy golat e tij të shënuar në fund të takimit, njërin një minuta pa përfunduar koha e rregullt, ndërsa tjetrin nga pika e bardhë gjatë lojës shtesë (90’+3).