Site icon Telegrafi

Valencia dhe Real Madridi dhurojnë spektakël me katër gola, barazimi sinjal për hapje të luftës për titull

Valencia dhe Real Madridi kanë barazuar me rezultat 2-2 në një ndeshje spektakolare në kuadër të xhiros së 27-të në La Liga.

Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen, duke i dominuar mbretërit në minutat e para.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 27-të, kur Hugo Duro shënoi për 1-0.

Pas tre minutash, Roman Yaremchuk, shënoi golin e dytë për 2-0, duke i dhënë një avantazh të madh Valencias.

Për të mbajtur Real Madridin në lojë u kujdes Vinicius Junior që shënoi në minutën e pestë të kohës shtesë së pjesës së parë për 2-1.

Në pjesën e dytë, mbretërit u lëshuan në sulm për të kërkuar golin e barazimit.

Zhvillohej minuta e 76-të, kur Brahim Diaz asistoi te Vinicius Junior që shënoi për 2-2.

Ky gol u shikua për disa minuta për pozitë jashtë loje, por që me VAR u vendos që shënimi ishte i rregullt.

Në kohën shtesë Valencia fitoi penallti, por që pasi u rishikua në VAR, u anulua, pasi sipas gjyqtarit nuk kishte kontakt në zonë.

Real Madridi me këtë barazim mbetet në vendin e parë me 66 pikë, ndërsa Valencia është e nënta me 37 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version